Ligj

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 8750, DATË 26.3.2001, “PËR PARANDALIMIN DHE LUFTËN NDAJ TRAFIKUT TË SUBSTANCAVE NARKOTIKE OSE PSIKOTROPE”, TË NDRYSHUAR

Ligji nr. 88/2016, datë 15 shtator 2016, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
88/2016
Data e miratimit
15 shtator 2016
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 185, 5 tetor 2016
Hyn në fuqi
20 tetor 2016
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 185, datë 2016-10-05

LIGJ

Nr. 88/2016

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 8750, DATË 26.3.2001, “PËR

PARANDALIMIN DHE LUFTËN NDAJ TRAFIKUT TË SUBSTANCAVE

NARKOTIKE OSE PSIKOTROPE”,

TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 8750, datë 26.3.2001, “Për parandalimin dhe luftën ndaj trafikut të substancave

narkotike ose psikotrope”, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:

Neni 1

1. Në nenin 2, pika 4 ndryshohet si më poshtë:

“4. “Prekursor” është substanca e nevojshme që përdoret për prodhimin e substancave

narkotike ose psikotrope, e cila bëhet pjesë e molekulës së prodhimit përfundimtar dhe përcaktohet si

lëndë e listuar në legjislacionin në fuqi për kontrollin e lëndëve që përdoren për fabrikimin e

paligjshëm të lëndëve narkotike dhe psikotrope””.

2. Kudo në ligj:

a) fjalët “zyrës së luftës kundër drogës” zëvendësohen me fjalët “strukturës për hetimin e

lëndëve narkotike”;

b) fjalët “Zyra/t/ve rajonale e/të luftës kundër drogës” zëvendësohen me fjalët

“Struktura/t/ve vendore për hetimin e lëndëve narkotike”;

c) fjalët “Shërbimi i luftës kundër drogës” zëvendësohen me fjalët “Struktura për hetimin e

veprave penale në fushën e lëndëve narkotike”;

ç) fjalët “Ministri/a përgjegjës/e për rendin publik” zëvendësohen me fjalët “Ministri/a

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.