Ligj

PËR MASAT SHTESË TË SIGURISË PUBLIKE

Ligji nr. 19/2016, datë 22 shtator 2016, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
19/2016
Data e miratimit
22 shtator 2016
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 181, 28 shtator 2016
Hyn në fuqi
28 dhjetor 2016
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 181, datë 2016-09-28

LIGJ

Nr. 19/2016

PËR MASAT SHTESË TË SIGURISË PUBLIKE

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Qëllimi

Qëllimi i këtij ligji është krijimi i kushteve ligjore për sigurimin e bashkëpunimit mes Policisë

së Shtetit dhe subjekteve publike e private, veprimtaria e të cilave përbën burim rreziku të shtuar për

sigurinë, me synim zbulimin, parandalimin dhe godit jen e çdo veprimtarie kriminale, në mbrojtje të

pronës, jetës dhe garantimin e sigurisë publike.

Neni 2

Objekti

Objekt i këtij ligji është:

a) përcaktimi i kategorive të subjekteve që zhvillojnë veprimtari, të cilat, për shkak të

rrethanave dhe kushteve specifike, përbëjnë burim rreziku të shtuar për sigurinë;

b) përcaktimi i faktorëve për vlerësimin e rrezikut;

c) përcaktimi i masave shtesë të sigurisë;

ç) njoftimi i subjekteve për vendosjen e masave shtesë të sigurisë, pas vlerësimit të bërë nga

Policia e Shtetit;

d) përcaktimi i procedurës për dhënien, heqjen dhe ripajisjen me “Vërtetim sigurie”.

Neni 3

Përkufizime

Në këtë ligj termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:

1. “Administrator i ndërtesës së banimit” është personi fizik i përfshirë në librin e

administratorëve të bashkisë për të ushtruar veprimtari në fushën e administrimit të ndërtesave të

banimit.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.