PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË ITALISË PËR KONVERTIMIN E BORXHIT PËR ZHVILLIM
Ligji nr. 94/2016, datë 29 shtator 2016, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 94/2016
- Data e miratimit
- 29 shtator 2016
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 191, 14 tetor 2016
- Hyn në fuqi
- 29 tetor 2016
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 191, datë 2016-10-14
LIGJ
Nr. 94/2016
PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË ITALISË PËR KONVERTIMIN E BORXHIT PËR ZHVILLIM
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Italisë për konvertimin e borxhit për zhvillim, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji dhe është pjesë përbërëse e tij.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Miratuar në datën 29.9.2016
Shpallur me dekretin nr. 9761, datë 12.10.2016, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani
MARRËVESHJE
MBI PROGRAMIN PËR KONVERTIMIN E BORXHIT PËR ZHVILLIM NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË ITALISË
Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë, i përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Qeveria e Republikës së Italisë, e përfaqësuar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar, më poshtë të referuara si “Palët”, me synim nxitjen e bashkëpunimit të tyre dypalësh dhe lehtësimin e barrës së borxhit shqiptar,
duke pasur parasysh se:
Një protokoll dypalësh për bashkëpunimin për zhvillim është nënshkruar nga palët në Tiranë, më 11 dhjetor 2014.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.