PËR STATUSIN E GJYQTARËVE DHE PROKURORËVE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË
Ligji nr. 96/2016, datë 6 tetor 2016, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 7 akte që e ndryshojnë, më i fundit i datës 18 shtator 2026.
- Numri
- 96/2016
- Data e miratimit
- 6 tetor 2016
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 208, 7 nëntor 2016
- Hyn në fuqi
- 22 nëntor 2016
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 208, datë 2016-11-07
LIGJ
Nr. 96/2016
PËR STATUSIN E GJYQTARËVE DHE PROKURORËVE NË REPUBLIKËN E
SHQIPËRISË
Në mbështetje të neneve 81 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e një grupi deputetësh,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
PJESA I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Objekti i ligjit
1. Objekti i këtij ligji është përcaktimi i statusit të magjistratëve, duke parashikuar rregulla në lidhje me:
a) të drejtat dhe detyrimet e tyre;
b) pranimin dhe emërimin e tyre;
c) zhvillimin e karrierës dhe mbarimin e mandatit të tyre;
ç) vlerësimin etik dhe profesional të tyre;
d) përgjegjësinë disiplinore, penale dhe civile të tyre;
2. Sipas parashikimeve të këtij ligji, statusi gëzohet ligjërisht nga një person që sapo emërohet në funksion
dhe përfundon me mbarimin e statusit të magjistratit.
Neni 2
Përkufizime
Në këtë ligj termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:
a) “Çështje pa palë ndërgjyqëse” për qëllim të vlerësimit etik dhe profesional është çdo çështje gjyqësore e
regjistruar në gjykatë, e paraqitur në formën e kërkesës, me të cilën nuk kërkohet zgjidhja në themel e një
mosmarrëveshjeje. Në këto çështje përfshihen çështjet civile dhe çështjet administrative pa palë
kundërshtare, çështjet administrativo-penale dhe masat e sigurimit.
b) “Dokument ligjor” për qëllim të vlerësimit të aftësive profesionale nënkupton çdo dokument të përgatitur
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Aktet që e ndryshojnë
- 18 korrik 2019 · 48/2019 · Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”
- 12 shkurt 2020 · 15/2020 · Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 96/2016, “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar
- 17 dhjetor 2020 · 149/2020 · Për një shtesë në ligjin nr. 96/2016 "Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë", të ndryshuar
- 23 mars 2021 · 50/2021 · Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar
- 25 maj 2023 · 33/2023 · Për një ndryshim në ligjin nr. 96/2016, “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar
- 28 janar 2026 · 9/2026 · Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 96/2016, “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar
- 18 shtator 2026 · 95/2026 · Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 96/2016, “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.