Akt normativ

Për një shtesë në ligjin nr.8405, datë 17.9.1998 “Për urbanistikën”, të ndryshuar

Akti normativ nr. 4/2005, datë 13 dhjetor 2005, nga Këshilli i Ministrave.

Numri
4/2005
Data e miratimit
13 dhjetor 2005
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 94, 14 dhjetor 2005
Hyn në fuqi
14 dhjetor 2005
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Akt normativ

Fletore Zyrtare: nr. 94, datë 2005-12-14

AKT NORMATIV

Nr.4, datë 13.12.2005

PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR.8405, DATË 17.9.1998, “PËR URBANISTIKËN”, TË

NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, me propozimin e Ministrit të Punëve Publike,

Transportit dhe Telekomunikacionit, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

Në fund të nenit 21 të ligjit nr.8405, datë 17.9.1998 “Për urbanistikën”, të ndryshuar, të

shtohet një paragraf, me këtë përmbajtje:

“KRRT-ja e qarkut ose e bashkisë mblidhet jashtë radhe, edhe në rastet kur këtë e kërkon

KRRTRSH-ja, me vendim me rend dite të përcaktuar. Kur kryetari i KRRT -së së qarkut ose bashkisë

refuzon zbatimin e vendimit të KRRTRSH -së, atëherë mbledhja e KRRT -së thirret nga prefekti.

Prefekti cakton me urdhër anëtarin e KRRT -së që do ta drejtojë mbledhjen. Mbledhj a, në kërë rast,

zhvillohet në selinë e prefektit. Mbledhja është e vlefshme kur marrin pjesë më shumë se gjysma e

anëtarëve të KRRT-së.”.

Ky akt normativ hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.

KRYEMINISTRI

Sali Berisha

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.