Ligj

PËR ORGANIZIMIN E PUSHTETIT GJYQËSOR NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

Ligji nr. 98/2016, datë 6 tetor 2016, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
98/2016
Data e miratimit
6 tetor 2016
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 209, 7 nëntor 2016
Hyn në fuqi
22 nëntor 2016
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 209, datë 2016-11-07

LIGJ

Nr. 98/2016

PËR ORGANIZIMIN E PUSHTETIT GJYQËSOR NË REPUBLIKËN

E SHQIPËRISË

Në mbështetje të neneve 81 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e një grupi

deputetësh,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Objekti

1. Objekt i këtij ligji është përcaktimi i parimeve të përgjithshme dhe i rregullave në lidhje me:

a) organizimin dhe funksionimin e sistemit të gjykatave në Republikën e Shqipërisë;

b) kompetencat dhe madhësitë e gjykatave;

c) organizimin e brendshëm të gjykatave;

ç) funksionimin e administratës së gjykatës;

d) statusin e nëpunësve civilë gjyqësorë.

2. Ky ligj zbatohet për çdo gjykatë me juridiksion të përgjithshëm dhe gjykatë të posaçme të

krijuar me ligj.

Neni 2

Përkufizime

Në këtë ligj termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:

a) “Administrimi gjyqësor” është tërësia e veprimtarive që synojnë organizimin dhe sigurimin e

funksionimit të shërbimeve në mbështetje të sistemit gjyqësor.

b) “Administrata gjyqësore” është struktura dhe tërësia e veprimtarive që synojnë organizimin

dhe sigurimin e funksionimit të gjykatave.

c) “Çështje urgjente“ është çështja për të cilën dispozitat procedurale parashikojnë se duhet të

vendoset brenda 14 ditëve nga regjistrimi i çështjes në gjykatë.

ç) “Degë e gjykatës” i referohet nënndarjes gjeografike të gjykatës së shkallës së parë me

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.