PËR DËRGIMIN E PERSONELIT USHTARAK SHQIPTAR, NË PËRBËRJE TË SHTABIT TË SEEBRIG-UT, NË MISIONIN E MBËSHTETJES SË PAQES (ISAF), NË AFGANISTAN, TË DREJTUAR NGA NATO
Akti normativ nr. 5/2005, datë 28 dhjetor 2005, nga Ministria e Mbrojtjes.
- Numri
- 5/2005
- Data e miratimit
- 28 dhjetor 2005
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 43-e, 6 qershor 2010
- Hyn në fuqi
- 6 qershor 2010
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Akt normativ
Fletore Zyrtare: nr. 43-e, datë 2010-06-06
AKT NORMATIV
Nr.5, datë 28.12.2005
PËR DËRGIMIN E PERSONELIT USHTARAK SHQIPTAR, NË PËRBËRJE TË
SHTABIT TË SEEBRIG-UT, NË MISIONIN E MBËSHTETJES SË PAQES (ISAF), NË
AFGANISTAN, TË DREJTUAR NGA NATO
Në mbështetje të neneve 12, pika 3 dhe 101 të Kushtetutës, me propozimin e Ministrit të
Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
Neni 1
Dërgimin e personelit shqiptar, prej 9 ushtarakësh, në përbërje të shtabit të SEEBRIG-ut,
në Misionin e Mbështetjes së Paqes (ISAF), në Afganistan, të drejtuar nga NATO.
Neni 2
Ministria e Mbrojtjes të përballojë efektet financiare për kontributin e Republikës së
Shqipërisë në dislokimin, përdorimin dhe ridislokimin e shtabit të SEEBRIG -ut, në Misionin e
Mbështetjes së Paqes, ISAF, nga Konstanca e Rumanisë në Kabul të Afganistanit.
Neni 3
Ushtarakët shqiptarë, në përbërje të shtabit të SEEBRIG-ut, për ditët e qëndrimit në
mision, në Afganistan, përveç pagës mujore, të marrin, për vështirësi shërbimi, dhe një shpërblim
ditor, në masën, që do të caktohet me vendim të Këshillit të Ministrave.
Neni 4
Ky akt normativ hyn në fuqi menjëherë.
KRYEMINISTRI
Sali Berisha
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.