PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E INSTITUCIONEVE PËR TË LUFTUAR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR
Ligji nr. 95/2016, datë 6 tetor 2016, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 95/2016
- Data e miratimit
- 6 tetor 2016
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 194, 20 tetor 2016
- Hyn në fuqi
- 4 nëntor 2016
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 194, datë 2016-10-20
LIGJ
Nr. 95/2016
PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E INSTITUCIONEVE PËR TË LUFTUAR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR
Në mbështetje të neneve 81 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e një grupi deputetësh,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Objekti i ligjit
Objekti i këtij ligji është:
1. Përcaktimi i rregullave për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë së Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe Njësisë së Pavarur Hetimore, si organe kushtetuese, sipas pikës 4, të nenit 148, të Kushtetutës.
2. Përcaktimi i kushteve dhe procedura për emërimin e Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme.
3. Përcaktimi i kompetencave lëndore parësore dhe të tjera të gjykatave të posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe Prokurorisë së Posaçme.
4. Përcaktimi i kushteve dhe kriteret shtesë që duhet të përmbushin shtetasit për t’u emëruar, transferuar apo për t’u ngritur në detyrë si gjyqtarë ose punonjës pranë gjykatave kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, prokurorë dhe punonjës pranë Prokurorisë së Posaçme, si dhe për t’u punësuar pranë Njësisë së Pavarur Hetimore.
5. Përcaktimi i marrëdhënieve të Prokurorisë së Posaçme me institucione të tjera shtetërore, subjekte të tjera publike apo private, si dhe me publikun.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.