PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 8577, DATË 10.2.2000, “PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E GJYKATËS KUSHTETUESE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”
Ligji nr. 99/2016, datë 6 tetor 2016, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 99/2016
- Data e miratimit
- 6 tetor 2016
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 210, 8 nëntor 2016
- Hyn në fuqi
- 23 nëntor 2016
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 210, datë 2016-11-08
LIGJ
Nr. 99/2016
PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 8577, DATË 10.2.2000, “PËR
ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E GJYKATËS KUSHTETUESE TË REPUBLIKËS
SË SHQIPËRISË”
Në mbështetje të neneve 81 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e një grupi deputetësh,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 8577, datë 10.2.2000, “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të
Republikës së Shqipërisë”, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:
Neni 1
Në nenin 1, pika 2, pas fjalëve “nga ky ligj” shtohen fjalët “apo nga Rregullorja e Gjykatës
Kushtetuese”.
Neni 2
Neni 2 ndryshohet si më poshtë:
“Gjykata Kushtetuese zgjidh mosmarrëveshjet kushtetuese dhe bën interpretimin përfundimtar të
Kushtetutës.”
Neni 3
Në nenin 5, pika 1, pas fjalëve “Flamuri Kombëtar dhe” shtohet fjala “stema”.
Neni 4
Titulli i Kreut II ndryshohet: “Emërimi, zgjedhja dhe mbarimi i mandatit të anëtarëve të Gjykatës
Kushtetuese.”
Neni 5
Neni 7 ndryshohet si më poshtë:
“Neni 7
Përbërja e Gjykatës Kushtetuese
1. Gjykata Kushtetuese përbëhet nga nëntë anëtarë, prej të cilëve tre anëtarë emërohen nga
Presidenti i Republikës, tre anëtarë zgjidhen nga Kuvendi i Shqipërisë dhe tre anëtarë zgjidhen nga Gjykata e
Lartë. Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese emërohen për 9 vjet, pa të drejtë riemërimi.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.