Ligj

PËR AKUAKULTURËN

Ligji nr. 103/2016, datë 20 tetor 2016, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 2 akte që e ndryshojnë, më i fundit i datës 16 korrik 2026.

Numri
103/2016
Data e miratimit
20 tetor 2016
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 207, 4 nëntor 2016
Hyn në fuqi
19 nëntor 2016
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 207, datë 2016-11-04

LIGJ

Nr. 103/2016

PËR AKUAKULTURËN1

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Qëllimi

Ky ligj ka për qëllim të kontribuojë në nxitjen dhe zhvillimin e mëtejshëm të industrisë së

akuakulturës, nëpërmjet rritjes së konkurru-eshmërisë dhe përfitimeve në këtë sektor, duke respektuar

zhvillimin e ekuilibruar e të qëndrueshëm mjedisor në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Neni 2

Objekti

Ky ligj përcakton bazën e nevojshme ligjore për ushtrimin e veprimtarisë ekonomike të prodhimit dhe

kultivimit të organizmave ujorë në fushën e akuakulturës në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Neni 3

Përkufizime

Në këtë ligj termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:

1. “Akuakulturë” është kultivimi ose mbarështimi i organizmave ujore si peshqit, molusqet,

krustacetë dhe bimët ujore nga personat fizikë ose juridikë, nëpërmjet përdorimit të teknologjive të

përcaktuara për të rritur prodhimin e tyre përtej kapaciteteve natyrore në mjedis, ndërhyrjes në ciklin e

tyre të plotë apo të pjesshëm, në një pjesë të përzgjedhur dhe të kontrolluar të territorit ujor dhe tokësor

në Republikën e Shqipërisë;

2. “Akuakulturë biologjike/organike” është aktiviteti që karakterizohet nga:

a) reduktimi i ndikimeve negative në mjedis;

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Aktet që e ndryshojnë

  1. 3 prill 2019 · 22/2019 · Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 103/2016 “Për akuakulturën”
  2. 16 korrik 2026 · 68/2026 · Për një ndryshim në ligjin nr. 103/2016, “Për akuakulturën”, i ndryshuar

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.