PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 8537, DATË 18.10.1999, “PËR BARRËT SIGURUESE”, TË NDRYSHUAR
Ligji nr. 101/2016, datë 20 tetor 2016, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 101/2016
- Data e miratimit
- 20 tetor 2016
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 207, 4 nëntor 2016
- Hyn në fuqi
- 19 nëntor 2016
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 207, datë 2016-11-04
LIGJ
Nr. 101/2016
PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 8537, DATË 18.10.1999, “PËR
BARRËT SIGURUESE”,
TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 8537, datë 18.10.1999, “Për barrët siguruese”, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime
dhe shtesa si më poshtë:
Neni 1
Në nenin 1 bëhen këto ndryshime e shtesa:
1. Paragrafi i dytë ndryshohet si më poshtë:
“Barrë siguruese - është një e drejtë reale mbi pasuri të paprekshme ose pasuri të luajtshme të
prekshme, si të tashme, ashtu dhe të ardhme, që siguron një ose më shumë detyrime që kanë lindur
përpara ose pas lidhjes së marrëveshjes siguruese.”.
2. Paragrafi i gjashtë ndryshohet si më poshtë:
“Ceduesi - është personi, ndaj të cilit debitori i llogarisë ka një borxh dhe i cili e transferon këtë
borxh te një person tjetër. Për efekt të këtij ligji, ceduesi trajtohet si barrëdhënës kur cedimi është kryer
nëpërmjet barrës siguruese ose shitjes së llogarive.”.
3. Paragrafi i shtatë ndryshohet si më poshtë:
“Cesionari - është personi, të cilit ceduesi i transferon llogarinë që debitori i llogarisë i detyrohet
ose do t’i detyrohet në të ardhmen. Për efekt të këtij ligji, cesionari trajtohet si barrëmarrës kur cedimi
është kryer nëpërmjet barrës siguruese apo shitjes së llogarive.”.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.