PËR MBROJTJEN E BIMËVE
Ligji nr. 105/2016, datë 27 tetor 2016, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 1 akt që e ndryshon, më i fundit i datës 3 shkurt 2022.
- Numri
- 105/2016
- Data e miratimit
- 27 tetor 2016
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 217, 14 nëntor 2016
- Hyn në fuqi
- 29 nëntor 2016
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 217, datë 2016-11-14
LIGJ
Nr. 105/2016
PËR MBROJTJEN E BIMËVE
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Qëllimi
Qëllimi i këtij ligji është:
a) të mbrojë bimët dhe produktet bimore nga parazitët;
b) të parandalojë hyrjen dhe përhapjen e parazitëve në territorin e Republikës së Shqipërisë;
c) të mbrojë shëndetin e njerëzve, kafshëve, si dhe mjedisin nga përdorimi i pro dukteve për
mbrojtjen e bimëve.
Neni 2
Përkufizime
Në këtë ligj termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:
1. “Ambalazh i produkteve pёr mbrojtjen e bimёve” është çdo material që shërben për
ambalazhimin e produkteve të mbrojtjes së bimëve të njё kontejneri, një pako, pёrfshirё edhe materialet
nё kontakt me produktet e mbrojtjes së bimëve (PMB).
2. “Ambalazhimi i PMB-ve” është pjesë e procesit të prodhimit të PMB-ve dhe që ka të bëjë me
vendosjen, paraprakisht, të PMB-ve në një ambalazh. Ambalazhimi përfshin edhe etiketimin e PMB-ve, i
bërë sipas kёrkesave tё pёrcaktuara për etiketimin dhe hedhjen nё treg tё tyre.
3. “Bimë” janë bimët e gjalla ose pjesë të tyre të gjalla, përfshirë farërat dhe germoplazmën.
4. “Certifikatë fitosanitare e brendshme” është një dokument zyrtar i lëshuar nga shërbimi i
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Aktet që e ndryshojnë
- 3 shkurt 2022 · 15/2022 · Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 105/2016 “Për mbrojtjen e bimëve
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.