PËR FALIMENTIMIN
Ligji nr. 110/2016, datë 27 tetor 2016, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 110/2016
- Data e miratimit
- 27 tetor 2016
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 226, 22 nëntor 2016
- Hyn në fuqi
- 22 maj 2017
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 226, datë 2016-11-22
LIGJ
Nr. 110/2016
PËR FALIMENTIMIN
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË,
VENDOSI:
PJESA E PARË
PARIMET E PROCEDURËS SË FALIMENTIMIT
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Objekti i ligjit
Ky ligj përcakton rregulla të detyrueshme, të njëjta dhe të barabarta për të lehtësuar zgjidhjen dhe shlyerjen kolektive të detyrimeve të debitorit në një procedurë falimentimi.
Neni 2
Qëllimi i procedurës së falimentimit
Procedura e falimentimit synon të shlyejë në mënyrë kolektive detyrimet e debitorit përmes riorganizimit të aktivitetit ose përmes likuidimit të të gjitha pasurive të debitorit dhe shpërndarjes të të ardhurave.
Neni 3
Përkufizime
Në këtë ligj termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:
1. “Administrator” i referohet: administratorit të përkohshëm, administratorit të mbikëqyrjes dhe administratorit të falimentimit.
2. “Administrator falimentimi” është administratori i caktuar nga gjykata e falimentimit në vendimin për fillimin e procedurës së falimentimit ose pas hapjes së saj kur zëvendëson debitorin në administrimin dhe drejtimin e veprimtarisë.
3. “Administrator i përkohshëm” është administratori, i cili caktohet nga gjykata e falimentimit para fillimit të procedurës së falimentimit dhe kryen funksionin e mbikëqyrjes ose të administratorit të falimentimit, sipas nenit 23 të këtij ligji.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.