PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 10 031, DATË 11.12.2008,“PËR SHËRBIMIN PËRMBARIMOR GJYQËSOR PRIVAT”, TË NDRYSHUAR
Ligji nr. 109/2016, datë 27 tetor 2016, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 109/2016
- Data e miratimit
- 27 tetor 2016
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 229, 25 nëntor 2016
- Hyn në fuqi
- 10 dhjetor 2016
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 229, datë 2016-11-25
LIGJ
Nr. 109/2016
PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 10 031, DATË 11.12.2008,“PËR SHËRBIMIN
PËRMBARIMOR GJYQËSOR PRIVAT”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 10 031, datë 11.12.2008, “Për Shërbimin Përmbarimor Gjyqësor Privat”, të
ndryshuar, bëhen ndryshimet si më poshtë:
Neni 1
Neni 47 ndryshohet si më poshtë:
“Neni 47
Tarifat fikse të veprimeve përmbarimore
Për fillimin e procedurave të ekzekutimit dhe kryerjen e veprimeve procedurale nga Shërbimi
Përmbarimor Gjyqësor Privat, sipas parashikimeve të Kodit të Procedurës Civile, paguhet tarifa fikse.
Masa e tarifës fikse caktohet duke mbajtur në konsideratë vlerën dhe llojin e detyrimit, si dhe
kompleksitetin e veprimit procedural përmbarimor.
Masa e tarifës fikse të veprimit përmbarimor, llojet e veprimeve përmbarimore të tarifuara dhe
rastet e përjashtimit nga parapagimi i tarifës për kategori të caktua ra përcaktohen me udhëzim të
përbashkët të Ministrit të Drejtësisë dhe Ministrit te Financave, pasi merret dhe mendimi i Dhomës
Kombëtare të Përmbaruesve Gjyqësore Privatë.”.
Neni 2
Neni 48 ndryshohet si më poshtë:
“Neni 48
Tarifa e suksesit
Përmbaruesi gjyqësor privat përfiton një tarifë suksesi, e cila mund të jetë në formën e një shume
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.