Ligj

PËR NJË NDRYSHIM DHE DISA SHTESA NË LIGJIN NR. 8730, DATË 18.1.2001, “PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E SHËRBIMIT TË PËRMBARIMIT GJYQËSOR”

Ligji nr. 108/2016, datë 27 tetor 2016, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
108/2016
Data e miratimit
27 tetor 2016
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 229, 25 nëntor 2016
Hyn në fuqi
10 dhjetor 2016
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 229, datë 2016-11-25

LIGJ

Nr. 108/2016

PËR NJË NDRYSHIM DHE DISA SHTESA NË LIGJIN NR. 8730, DATË 18.1.2001, “PËR

ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E SHËRBIMIT TË PËRMBARIMIT

GJYQËSOR”

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 8730, datë 18.1.2001, “Për organizimin dhe funksionimin e Shërbimit të

Përmbarimit Gjyqësor”, bëhen ndryshimi dhe shtesat si më poshtë:

Neni 1

Në nenin 12, pika 2 shfuqizohet.

Neni 2

Pas nenit 12 shtohen nenet 12/a dhe 12/b me këtë përmbajtje:

“Neni 12/a

Tarifat fikse të veprimeve përmbarimore

Për fillimin e procedurave të ekzekutimit dhe kryerjen e veprimeve procedurale nga Shërbimi

Përmbarimor Gjyqësor, sipas parashikimeve të Kodit të Procedurës Civile, paguhet tarifa fikse. Masa e

tarifës fikse caktohet duke mbajtur në konsideratë vlerën dhe llojin e detyrimit, si dhe kompleksitetin e

veprimit procedural përmbarimor.

Masa e tarifës fikse të veprimit përmbarimor, llojet e veprimeve përmbarimore të tarifuara dhe

rastet e përjashtimit nga parapagimi i tarifës për kategori të caktuara përcaktohen me udhëzim të

përbashkët të Ministrit të Drejtësisë dhe Ministrit te Financave, pasi merret dhe mendimi i Drejtorisë së

Përgjithshme të Përmbarimit.

Neni 12/b

Tarifa e suksesit

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.