PËR PREFEKTIN E QARKUT
Ligji nr. 107/2016, datë 27 tetor 2016, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 1 akt që e ndryshon, më i fundit i datës 18 prill 2024.
- Numri
- 107/2016
- Data e miratimit
- 27 tetor 2016
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 217, 14 nëntor 2016
- Hyn në fuqi
- 29 nëntor 2016
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 217, datë 2016-11-14
LIGJ
Nr. 107/2016
PËR PREFEKTIN E QARKUT
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 114, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Qëllimi
Qëllimi i këtij ligji është përcaktimi i rolit të prefektit të qarkut, misionit të tij dhe kompetencave
në përmbushje të detyrave të tij, si përfaqësues i Këshillit të Ministrave, në nivel qarku.
Neni 2
Objekti
Ky ligj rregullon marrëdhëniet e prefektit të qarkut me organet dhe institucionet e administratës
shtetërore, me organet e njësive të vetëqeverisjes vendore, degët territoriale që veprojnë në qark dhe me
institucione të tjera shtetërore.
Neni 3
Misioni
Misioni i prefektit të qarkut është përmbushja e detyrimeve për të garantuar zbatimin e programit
politik të Këshillit të Ministrave, në nivel qarku.
Neni 4
Përkufizime
Në këtë ligj termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:
1. “Akte normative” janë aktet që nxirren nga organet e njësive të vetëqeverisjes vendore, sipas
ligjit “Për vetëqeverisjen vendore” dhe që kanë fuqi vetëm brenda juridiksionit territorial të tyre, që i
nënshtrohen verifikimit të ligjshmërisë nga prefekti i qarkut, sipas këtij ligji.
2. “Degët territoriale” janë strukturat administrative të një ministrie ose të një institucioni të
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Aktet që e ndryshojnë
- 18 prill 2024 · 36/2024 · Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 107/2016, “Për prefektin e qarkut”
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.