Ligj

PËR PRODHIMIN BIOLOGJIK, ETIKETIMIN E PRODUKTEVE BIOLOGJIKE DHE KONTROLLIN E TYRE

Ligji nr. 106/2016, datë 27 tetor 2016, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
106/2016
Data e miratimit
27 tetor 2016
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 217, 14 nëntor 2016
Hyn në fuqi
29 nëntor 2016
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 217, datë 2016-11-14

LIGJ

Nr. 106/2016

PËR PRODHIMIN BIOLOGJIK, ETIKETIMIN E PRODUKTEVE BIOLOGJIKE DHE

KONTROLLIN E TYRE1

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Qëllimi

1. Qëllimi i këtij ligji është të krijojë bazën për zhvillimin e qëndrueshëm të prodhimit biologjik,

të sigurojë funksionimin efikas të tregut dhe të garantojë konkurrencë të drejtë, besimin dhe mbrojtjen e

interesave të konsumatorëve.

2. Ky ligj përcakton objektivat dhe parimet e përgjithshme për:

a) të gjitha fazat e prodhimit, përgatitjes e shpërndarjes së produkteve biologjike dhe kontrollit të

tyre;

b) përdorimin e treguesve që i referohen prodhimit biologjik në etiketim dhe reklama.

Neni 2

Fusha e zbatimit

1. Ky ligj zbatohet për produktet që vijnë nga bujqësia, përfshirë akuakulturën, kur këto produkte

janë vendosur ose kanë për qëllim të vendosen në treg, si më poshtë:

a) produktet bujqësore të gjalla ose të papërpunuara;

b) produktet bujqësore të përpunuara për t’u përdorur si ushqim;

c) ushqimet për kafshë;

ç) materialin mbjellës dhe shumëzues bimor.

2. Ky ligj zbatohet edhe për majatë që përdoren si ushqim për njerëz dhe kafshë.

3. Ky ligj zbatohet për çdo operator të prodh imit, përgatitjes, transportit dhe shpërndarjes së

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.