Ligj

PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 7703, DATË 11.5.1993, “PËR SIGURIMET SHOQËRORE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR

Ligji nr. 111/2016, datë 3 nëntor 2016, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
111/2016
Data e miratimit
3 nëntor 2016
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 219, 15 nëntor 2016
Hyn në fuqi
30 nëntor 2016
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 219, datë 2016-11-15

LIGJ

Nr. 111/2016

PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 7703, DATË 11.5.1993, “PËR SIGURIMET

SHOQËRORE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78, pika 1, dhe 83, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të

ndryshuar, bëhen ndryshimet si më poshtë:

Neni 1

Në nenin 84, pika 2 ndryshohet me si më poshtë:

“2. Kërkesat, së bashku me dokumentet e përcaktuara në rregulloren e Institutit të Sigurimeve

Shoqërore, paraqiten dhe administrohen në sportelet e shërbimit, në ato bashki ku ndodhet vendbanimi

i përhershëm i personit, sipas procedurave të parashikuara në legjislacionin që rregullon mënyrën e

ofrimit të shërbimeve publike në sportel.”.

Neni 2

Në nenin 86, pika 1, pas fjalisë së parë shtohet fjalia me këtë përmbajtje:

“Ankimi, në këto raste, depozitohet pranë sporteleve të shërbimit, në përputhje me legjislacionin

që rregullon mënyrën e ofrimit të shërbimeve publike në sportel.”.

Neni 3

Hyrja në fuqi

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Miratuar në datën 3.11.2016

Shpallur me dekretin nr. 9845, datë 14.11.2016, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar

Nishani

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.