PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 9920, DATË 19.5.2008, “PËR PROCEDURAT TATIMORE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR
Ligji nr. 112/2016, datë 3 nëntor 2016, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 112/2016
- Data e miratimit
- 3 nëntor 2016
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 219, 15 nëntor 2016
- Hyn në fuqi
- 30 nëntor 2016
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 219, datë 2016-11-15
LIGJ
Nr. 112/2016
PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 9920, DATË 19.5.2008, “PËR
PROCEDURAT TATIMORE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”,
TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 155, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 9920, datë 19.5.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të
ndryshuar, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:
Neni 1
Në nenin 5, pas shkronjës “h” shtohet shkronja “j” me këtë përmbajtje:
“j) “Ambulant” është personi fizik, i cili tregton mallra ose shërbime për publikun pa pasur një
vend biznesi fiks, që ushtron aktivitetin në njësi të vetme tregtimi të lëvizshme dhe lejohet të tregtojë në
ambiente publike pasi është pajisur me leje nga bashkia nën juridiksionin territorial dhe administrativ.”.
Neni 2
Në nenin 6, pika 4, bëhen shtesat e mëposhtme:
1. Në shkronjën “a”, pas fjalëve “trashëgimtarët ligjorë” shtohen fjalët “në përputhje me
dispozitat e Kodit Civil”.
2. Në shkronjën “b”, pas fjalëve “i caktuar ligjërisht” shtohen fjalët “në përputhje me ligjin për
tregtarët dhe shoqëritë tregtare”.
Neni 3
Në nenin 10 bëhen ndryshimi dhe shtesa e mëposhtme:
1. Fjalia e dytë dhe e tretë e pikës 2 ndryshohen si më poshtë:
“Vendimi publikohet brenda 5 ditëve kalendarike në faqen zyrtare të DPT -së, në rubrikën
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.