Ligj

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 8116, DATË 29.3.1996, “KODI I PROCEDURËS CIVILE I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR

Ligji nr. 114/2016, datë 3 nëntor 2016, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
114/2016
Data e miratimit
3 nëntor 2016
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 219, 15 nëntor 2016
Hyn në fuqi
30 nëntor 2016
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 219, datë 2016-11-15

LIGJ

Nr. 114/2016

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 8116, DATË 29.3.1996, “KODI

I PROCEDURËS CIVILE I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”,

TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 81, pika 2, shkronja “d”, dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin

e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 8116, datë 29.3.1996, “Kodi i Procedurës Civile i Republikës së Shqipë risë”, të

ndryshuar, bëhen ndryshimet dhe shtesat si më poshtë:

Neni 1

Në nenin 320, shkronja “b” ndryshohet si më poshtë:

“b) mosmarrëveshjeve tregtare dhe të procedurave të falimentimit;”.

Neni 2

Në nenin 323 shtohet një paragraf me këtë përmbajtje:

“Dispozitat e këtij Kodi janë të zbatueshme në çështjet e falimentimit, për aq sa nuk

parashikohet ndryshe në ligjin e falimentimit.”.

Neni 3

Në fund të nenit 511 shtohen paragrafët me këtë përmbajtje:

“Shqyrtimi i kërkesës për lëshimin e urdhrit të ekzekutimit zhvillohet nga gjyqtari pa praninë e

palëve.

Gjykata lëshon urdhrin e ekzekutimit, bazuar mbi dokumentet e depozituara nga kërkuesi.

Urdhri i ekzekutimit përmban:

a) gjenealitetet e debitorit dhe kreditorit;

b) origjinën e detyrimit;

c) detyrimin konkret që buron nga titulli ekzekutiv deri në momentin e lëshimit të urdhrit të

ekzekutimit;

d) kur titulli ekzekutiv, për të cilin lëshohet urdhri i ekzekutimit, është akt për dhënie kredie

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.