PËR DISA SHTESA NË LIGJIN NR. 7850, DATË 29.7.1994, “KODI CIVIL I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR
Ligji nr. 113/2016, datë 3 nëntor 2016, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 113/2016
- Data e miratimit
- 3 nëntor 2016
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 219, 15 nëntor 2016
- Hyn në fuqi
- 30 nëntor 2016
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 219, datë 2016-11-15
LIGJ
Nr. 113/2016
PËR DISA SHTESA NË LIGJIN NR. 7850, DATË 29.7.1994, “KODI CIVIL
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”,
TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 81, pika 2, shkronja “d”, dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin
e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 7850, datë 29.7.1994, “Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, bëhen këto
shtesa:
Neni 1
Në fund të nenit 605 shtohet paragrafi me këtë përmbajtje:
“Radha e preferimit, e parashikuar në këtë nen, nuk zbatohet në procedurën e falimentimit,
parashikuar me ligj të veçantë.”.
Neni 2
Në fund të nenit 607 shtohet paragrafi me këtë përmbajtje:
“Ky nen nuk zbatohet në procedurën e falimentimit, parashikuar me ligj të veçantë.”.
Neni 3
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Miratuar në datën 3.11.2016
Shpallur me dekretin nr. 9847, datë 14.11.2016, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar
Nishani
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.