Ligj

PËR PERFORMANCËN E ENERGJISË SË NDËRTESAVE

Ligji nr. 116/2016, datë 10 nëntor 2016, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
116/2016
Data e miratimit
10 nëntor 2016
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 226, 22 nëntor 2016
Hyn në fuqi
7 dhjetor 2016
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 226, datë 2016-11-22

LIGJ

Nr. 116/2016

PËR PERFORMANCËN E ENERGJISË SË NDËRTESAVE

Në mbështetje të neneve 78 e 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Qëllimi

Ky ligj ka për qëllim krijimin e kuadrit ligjor për përmirësimin e performancës së energjisë së ndërtesave, duke marrë në konsideratë kushtet lokale dhe klimaterike të vendit, kushtet e komfortit të brendshëm të ndërtesave, si dhe kostot efektive.

Neni 2

Objekti

Ky ligj ka për objekt përcaktimin e:

a) kuadrit të përgjithshëm për Metodologjinë Kombëtare të Llogaritjes së performancës së integruar të energjisë së ndërtesave dhe të njësive të ndërtesave;

b) kërkesave minimale për performancën e energjisë së ndërtesave të reja dhe të njësive të ndërtesave të reja;

c) kërkesave minimale për performancën e energjisë së ndërtesave ekzistuese, të njësive dhe të elementeve të ndërtesave ekzistuese që do t’i nënshtrohen një rinovimi të rëndësishëm;

ç) kërkesave minimale për performancën e energjisë së sistemeve teknike të ndërtesave, sa herë që ato instalohen, zëvendësohen ose rikonstruktohen në ndërtesat ekzistuese;

d) planeve kombëtare për rritjen e numrit të ndërtesave që konsumojnë pothuajse zero energji;

dh) kërkesave për certifikimin e performancës së energjisë së ndërtesave dhe të njësive të ndërtesave;

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.