Ligj

PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES NDËRMJET VENDEVE TË BALLKANIT PERËNDIMOR PËR NGRITJEN E ZYRËS RAJONALE PËR BASHKËPUNIM RINOR

Ligji nr. 118/2016, datë 10 nëntor 2016, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
118/2016
Data e miratimit
10 nëntor 2016
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 227, 23 nëntor 2016
Hyn në fuqi
8 dhjetor 2016
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 227, datë 2016-11-23

LIGJ

Nr. 118/2016

PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES NDËRMJET VENDEVE TË BALLKANIT

PERËNDIMOR PËR NGRITJEN E ZYRËS RAJONALE PËR BASHKËPUNIM RINOR

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e

Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet marrëveshja ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor për ngritjen e Zyrës Rajonale

për Bashkëpunim Rinor, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Miratuar në datën 10.11.2016

Shpallur me dekretin nr. 9855, datë 17.11.2016, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar

Nishani

MARRËVESHJA

PËR NGRITJEN E ZYRËS RAJONALE PËR BASHKËPUNIMIN RINOR

Preambulë

Ne, pjesëmarrësit e Ballkanit Perëndimor, në vijim të referuar bashkërisht si “Palët Kontraktuese” dhe

individualisht si “Pala Kontraktuese”;

duke pranuar se, në rajon, ne ndajmë shumë ngjashmëri në historitë tona dhe kemi një interes të qartë

për të bashkëpunuar dhe për të krijuar shoqëri të stabilizuara që ndërtojnë besim mes njerëzve dhe

sigurojnë mirëqenie më të mirë në rajon;

duke rikonfirmuar se Marrëveshja mbi ngritjen e Zyrës Rajonale për Bashkëpunimin Rinor ( në vijim e

referuar si “Marrëveshja”) ndjek objektivat e përcaktuar si pjesë e “Procesit të Berlinit” dhe bazuar në

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.