PËR RATIFIKIMIN E NDRYSHIMIT TË MARRËVESHJES SË HUAS NDËRMJET SHQIPËRISË DHE BANKËS NDËRKOMBËTARE PËR RINDËRTIM DHE ZHVILLIM PËR FINANCIMIN E PROJEKTIT “MODERNIZIMI I ASISTENCËS SOCIALE”, TË RATIFIKUAR ME LIGJIN NR. 84/2012
Ligji nr. 117/2016, datë 10 nëntor 2016, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 117/2016
- Data e miratimit
- 10 nëntor 2016
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 227, 23 nëntor 2016
- Hyn në fuqi
- 8 dhjetor 2016
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 227, datë 2016-11-23
LIGJ
Nr. 117/2016
PËR RATIFIKIMIN E NDRYSHIMIT TË MARRËVESHJES SË HUAS NDËRMJET SHQIPËRISË DHE BANKËS NDËRKOMBËTARE PËR RINDËRTIM DHE ZHVILLIM PËR FINANCIMIN E PROJEKTIT “MODERNIZIMI I ASISTENCËS SOCIALE”, TË RATIFIKUAR ME LIGJIN NR. 84/2012
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet ndryshimi i marrëveshjes së huas ndërmjet Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim për financimin e projektit “Modernizimi i asistencës sociale”, të ratifikuar me ligjin nr. 84/2012, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Miratuar në datën 10.11.2016
Shpallur me dekretin nr. 9854, datë 17.11.2016, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani
Banka Botërore
BANKA NDËRKOMBËTARE PËR RINDËRTIM DHE ZHVILLIM SHOQATA PËR ZHVILLIM NDËRKOMBËTAR
1818 H Street N.W
Washington D.C. 20433
U.S.A
(202) 473-1000
Adresa kabllore: INTBAFRAD
Adresa kabllore: INDEVAS
__________________, 2016
Sh.T. Arben Ahmetaj
Ministër i Financave
Ministria e Financave
Dëshmorët e Kombit
Nr. 4, Tirana
Republika e Shqipërisë
Lënda: Republika e Shqipërisë: Projekti
për Modernizimin e Asistencës Sociale
(Numri i huas 8141-AL)
AMENDIM
PËR MARRËVESHJEN E HUAS
Shkëlqesi,
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.