PËR SHËRBIMET E KUJDESIT SHOQËROR NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË
Ligji nr. 121/2016, datë 24 nëntor 2016, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 121/2016
- Data e miratimit
- 24 nëntor 2016
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 236, 7 dhjetor 2016
- Hyn në fuqi
- 22 dhjetor 2016
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 236, datë 2016-12-07
LIGJ
Nr. 121/2016
PËR SHËRBIMET E KUJDESIT SHOQËROR NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
PJESA E PARË
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
KREU I
FUSHA E ZBATIMIT
Neni 1
Qëllimi i ligjit
Ky ligj ka si qëllim përcaktimin e rregullave për sigurimin dhe ofrimin e shërbimeve të kujdesit shoqëror, të cilat ndihmojnë në mirëqenien dhe përfshirjen shoqërore të individëve e të familjeve që kanë nevojë për kujdes shoqëror.
Neni 2
Fusha e zbatimit
Ky ligj përcakton:
a) llojet e përfitimeve dhe lehtësive, individët dhe grupet e individëve që përmbushin kushtet për të përfituar, si dhe procedurat e kërkimit e të përfitimit të të drejtave të shërbimeve të kujdesit shoqëror;
b) rolin dhe përgjegjësitë e organeve publike dhe jopublike të ngarkuara me zbatimin e tij.
Neni 3
Përkufizime
Në këtë ligj termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:
1. “Shërbime të kujdesit shoqëror” është një sistem i integruar dhe i organizuar përfitimesh dhe lehtësish, të cilat ofrohen nga profesionistë të fushave përkatëse të subjekteve publike ose jopublike, me qëllim sigurimin e mirëqenies, pavarësisë dhe përfshirjes shoqërore të individëve e të familjeve që kanë nevojë për kujdes shoqëror.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.