Ligj

PËR ZHVILLIMIN E RRJETEVE TË KOMUNIKIMEVE ELEKTRONIKE TË SHPEJTËSISË SË LARTË DHE SIGURIMIN E SË DREJTËS SË KALIMIT

Ligji nr. 120/2016, datë 24 nëntor 2016, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
120/2016
Data e miratimit
24 nëntor 2016
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 236, 7 dhjetor 2016
Hyn në fuqi
22 dhjetor 2016
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 236, datë 2016-12-07

LIGJ

Nr. 120/2016

PËR ZHVILLIMIN E RRJETEVE TË KOMUNIKIMEVE ELEKTRONIKE TË

SHPEJTËSISË SË LARTË DHE SIGURIMIN E SË DREJTËS SË KALIMIT1

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Qëllimi

1. Ky ligj ka për qëllim të lehtësojë e nxisë ndërtimin e rrjeteve të komunikimeve elektronike të

shpejtësisë së lartë, duke promovuar përdorimin e përbashkët të infrastrukturës fizike ekzistuese dhe një

zhvillim më efikas të infrastrukturës fizike të re, nëpërmjet ndërtimit të rrjeteve të shpejtësisë së lartë me

kosto më të ulët , reduktimit të procedurave, si dhe sigurimit të së drejtës së kalimit për ndërtimin e

rrjeteve të komunikimeve elektronike me shpejtësi të lartë.

2. Ky ligj përcakton kërkesat minimale në lidhje me punimet civile dhe infrastrukturën fizike, me

qëllim harmonizimin e aspekteve ligjore e rregullatore dhe të procedurave administrative në këto fusha.

Neni 2

Fusha e zbatimit

1. Ky ligj zbatohet për sipërmarrësit që veprojnë në fushën e komunikimeve elektronike, me

qëllim ndërtimin e rrjetit të komunikimeve elektronike të shpejtësisë së lartë, si dhe për operatorët e

rrjeteve që ofrojnë infrastrukturë fizike, kapacitete në rrjetet e tyre të komunikimit të shpejtësisë së lartë,

sipas përcaktimeve të këtij ligji.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.