Ligj

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 9363, DATË 24.3.2005, “PËR MËNYRËN DHE PROCEDURAT E VENDOSJES DHE KALIMIT TË FORCAVE USHTARAKE TË HUAJA NË TERRITORIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, SI DHE PËR DËRGIMIN E FORCAVE USHTARAKE SHQIPTARE JASHTË VENDIT”, TË NDRYSHUAR

Ligji nr. 119/2016, datë 24 nëntor 2016, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
119/2016
Data e miratimit
24 nëntor 2016
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 236, 7 dhjetor 2016
Hyn në fuqi
22 dhjetor 2016
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 236, datë 2016-12-07

LIGJ

Nr. 119/2016

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 9363, DATË 24.3.2005, “PËR

MËNYRËN DHE PROCEDURAT E VENDOSJES DHE KALIMIT TË FORCAVE

USHTARAKE TË HUAJA NË TERRITORIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, SI DHE

PËR DËRGIMIN E FORCAVE USHTARAKE SHQIPTARE JASHTË VENDIT”, TË

NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 9363, datë 24.3.2005, “Për mënyrën dhe procedurat e vendosjes dhe kalimit të

forcave ushtarake të huaja në territorin e Republikës së Shqipërisë, si dhe për dërgimin e forcave

ushtarake shqiptare jashtë vendit”, të ndryshuar, bëhen ndryshimet dhe shtesat si më poshtë:

Neni 1

Titulli i ligjit ndryshohet si më poshtë:

“Për dërgimin e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë jashtë vendit, si dhe për

mënyrën e procedurat e vendosjes dhe kalimit të forcave ushtarake të huaja në territorin e Republikës së

Shqipërisë.”.

Neni 2

Në nenin 1, fjalët “ parimet e Organizatës së Atlantikut të Veriut” zëvendësohen me fjalët

“Traktatin e Atlantikut të Veriut”.

Neni 3

Në nenin 2 bëhen ndryshimi dhe shtesa si më poshtë:

a) Në pikën 1, shkronja “ç”, pas fjalës “Pjesëmarrjen”, shtohen fjalët “e Forcave të Armatosura

të Republikës së Shqipërisë”.

b) Pas shkronjës “ç” shtohet shkronja “d” me këtë përmbajtje:

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.