Ligj

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 9975, DATË 28.7.2008, “PËR TAKSAT KOMBËTARE”, TË NDRYSHUAR

Ligji nr. 127/2016, datë 15 dhjetor 2016, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
127/2016
Data e miratimit
15 dhjetor 2016
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 250, 27 dhjetor 2016
Hyn në fuqi
27 dhjetor 2016
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 250, datë 2016-12-27

LIGJ

Nr. 127/2016

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 9975, DATË 28.7.2008, “PËR TAKSAT KOMBËTARE”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, 84, pika 4, dhe 155, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 9975, datë 28.7.2008, “Për taksat kombëtare”, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:

Neni 1

Në nenin 2, pika 5, shkronja “b”, fjalët “më shumë se 7 000 000 lekë” zëvendësohen me fjalët “më shumë se 5 000 000 lekë”.

Neni 2

Në nenin 3 bëhen shtesat e mëposhtme:

a) Në pikën 2, në fund të fjalisë bëhet shtesa si më poshtë:

“si dhe për benzinën ose gazoilin që gjendet në përmbajtjen e biokarburantit (sipas kodeve tarifore të NKM-së 27102011 deri në kodin 27102019, 27102090, si dhe klasifikimin në nënkreun 38 26 00).”.

b) Në pikën 6, në fund të fjalisë bëhet shtesa si më poshtë:

“si dhe për benzinën ose gazoilin që gjendet në përmbajtjen e biokarburantit (sipas kodeve tarifore të NKM-së 27102011 deri në kodin 27102019, 27102090, si dhe klasifikimin në nënkreun 38 26 00).”.

Neni 3

Në nenin 4 bëhen shtesa dhe ndryshimet e mëposhtme:

a) Në pikën 2, pas fjalisë ekzistuese shtohet fjalia me këtë përmbajtje:

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.