PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 9880, DATË 25.2.2008, “PËR NËNSHKRIMIN ELEKTRONIK”, TË NDRYSHUAR
Ligji nr. 122/2016, datë 15 dhjetor 2016, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 122/2016
- Data e miratimit
- 15 dhjetor 2016
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 259, 31 dhjetor 2016
- Hyn në fuqi
- 15 janar 2017
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 259, datë 2016-12-31
LIGJ
Nr. 122/2016
PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 9880, DATË 25.2.2008, “PËR
NËNSHKRIMIN ELEKTRONIK”, TË NDRYSHUAR1
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 9880, datë 25.2.2008, “Për nënshkrimin elektronik”, të ndryshuar, bëhen ndryshimet
dhe shtesat si më poshtë:
Neni 1
Në nenin 3, pika 15 ndryshohet si më poshtë:
“15. “Autoriteti Përgjegjës për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike (Autoriteti)”
është organi shtetëror i ngarkuar për mbikëqyrjen e kuadrit rregullator, të përcaktuar në këtë ligj dhe
në legjislacionin në fuqi në Republikën e Shqipërisë.”.
Neni 2
Neni 10 riformulohet si më poshtë:
“Neni 10
Autoriteti Përgjegjës për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike
1. Autoriteti është autoriteti kombëtar përgjegjës për rregullimin dhe mbikëqyrjen e sigurisë
elektronike, i cili funksionon sipas legjislacionit në fuqi në Republikën e Shqipërisë.
2. Autoriteti është institucion juridik publik, me seli në Tiranë, në varësi të ministrit përgjegjës të
fushës.
3. Autoriteti financohet nga Buxheti i Shtetit dhe burime të tjera të ligjshme.
4. Autoriteti përfaqësohet nga Drejtori i Përgjithshëm.
5. Marrëdhëniet e punës të Drejtorit të Përgjithshëm dhe të nëpunësve të Autoritetit rregullohen
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.