PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 107/2015, “PËR IDENTIFIKIMIN ELEKTRONIK DHE SHËRBIMET E BESUARA”
Ligji nr. 123/2016, datë 15 dhjetor 2016, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 123/2016
- Data e miratimit
- 15 dhjetor 2016
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 259, 31 dhjetor 2016
- Hyn në fuqi
- 15 janar 2017
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 259, datë 2016-12-31
LIGJ
Nr. 123/2016
PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 107/2015, “PËR
IDENTIFIKIMIN ELEKTRONIK DHE SHËRBIMET E BESUARA”1
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 107/2015, “Për identifikimin elektronik dhe shërbimet e besuara”, bëhen këto
ndryshime dhe shtesa:
Neni 1
Në nenin 7, në fund të pikës 1, hiqet termi “elektronik”.
Neni 2
Në nenin 27, paragrafi i fundit zëvendësohet me paragrafin me këtë përmbajtje:
“Rregullat për ofrimin e shërbimeve publike elektronike, që përfitohen nëpërmjet transmetimit
elektronik, miratohen me vendim të Këshillit të Ministrave.”.
Neni 3
Në nenin 34, pas paragrafit të parë shtohet paragrafi i dytë me këtë përmbajtje:
“Për Ofruesit e Kualifikuar të Shërbimit të Besuar, të cilët operojnë në vendet anëtare të
Bashkimit Europian dhe janë të akredituar nga autoriteti mbikëqyrës përkatës, identifikimet dhe
shërbimet e besuara të lëshuara prej tyre do të kenë të njëjtën vlefshmëri ligjore dhe fuqi provuese, si
ato të lëshuara nga një Ofrues i Kualifikuar i Shërbimit të Besuar, që operon në Republikën e
Shqipërisë.”.
Neni 4
Hyrja në fuqi
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Miratuar në datën 15.12.2016
Shpallur me dekretin nr. 9929, datë 30.12.2016 të Presidentit të Republikë së Shqipërisë, Bujar
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.