Ligj

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 10 273, DATË 29.4.2010, “PËR DOKUMENTIN ELEKTRONIK”, TË NDRYSHUAR

Ligji nr. 124/2016, datë 15 dhjetor 2016, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
124/2016
Data e miratimit
15 dhjetor 2016
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 259, 31 dhjetor 2016
Hyn në fuqi
15 janar 2017
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 259, datë 2016-12-31

LIGJ

Nr. 124/2016

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 10 273, DATË 29.4.2010, “PËR

DOKUMENTIN ELEKTRONIK”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 10 273, datë 29.4.2010, “Për dokumentin elektronik”, të ndryshuar, bëhen këto shtesa

dhe ndryshime:

Neni 1

Në nenin 3, pas pikës 11 shtohet pika 12 me këtë përmbajtje:

“12. “Vulë elektronike” janë të dhëna në formë elektronike, sipas përkufizimit të ligjit nr. 107/2015,

“Për identifikimin elektronik dhe shërbimet e besuara.”.

Neni 2

Në nenin 6, shkronja “a” riformulohet si më poshtë:

“a) nënshkrim elektronik dhe/ose vulë elektronike, sipas legjislacionit në fuqi për nënshkrimin

elektronik, identifikimin elektronik dhe shërbimet e besuara”.

Neni 3

Në nenin 7, shkronja “b”, pas fjalëve “nënshkrime elektronike” shtohen fjalët “dhe/ose vula

elektronike”.

Neni 4

Në nenin 12, pika 2, pas fjalëve “nënshkrimit elektronik”, shtohen fjalët “dhe/ose vulës

elektronike”.

Neni 5

Në nenin 13, pas paragrafit të parë shtohet një paragraf me këtë përmbajtje:

“Procedura dhe rregullat për qarkullimin e dokumentit elektronik përcaktohen me vendim të

Këshillit të Ministrave.”.

Neni 6

Në nenin 18, pika 3, bëhen këto shtesa:

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.