Ligj

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 61/2012, “PËR AKCIZAT NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR

Ligji nr. 126/2016, datë 15 dhjetor 2016, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
126/2016
Data e miratimit
15 dhjetor 2016
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 250, 27 dhjetor 2016
Hyn në fuqi
27 dhjetor 2016
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 250, datë 2016-12-27

LIGJ

Nr. 126/2016

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 61/2012, “PËR AKCIZAT NË

REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, 84, pika 4, dhe 155, të Kushtetutës, me propozimin e

Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 61/2012, “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime

dhe shtesa:

Neni 1

Në nenin 14, pika 1, bëhen ndryshimet e mëposhtme:

a) Në shkronjën “d”, pas përcaktimit “me faturë TVSH-je dhe sipas” shtohet përcaktimi “masës,

kritereve”.

b) Shkronja “dh” ndryshohet si më poshtë:

“dh) për biokarburantet që përdoren në sektorin e transportit dhe mishelohen në territorin e

Republikës së Shqipërisë për vlerën e detyrimit të akcizës së paguar që i korrespondon masës së

produktit “BIO” që gjendet në produktin e deklaruar për konsum pas konfirmimit nga laboratori kimik

doganor dhe pas verifikimit prej autoritetit doganor, deri në masën 5%. Procedurat dhe kriteret për

rimbursim përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave. Rimbursimi për sasinë e biokarburanteve

kryhet deri në vitin 2020.”.

Neni 2

Në nenin 41, pikat 7 dhe 8, kudo në përmbajtje, pas fjalëve “magazinë fiskale stokimi” shtohen fjalët

“ose magazinë doganore, sipas përcaktimeve në Kodin Doganor”.

Neni 3

Në nenin 51, pas pikës 2 shtohet pika 3 me këtë përmbajtje:

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.