Për lejimin e hyrjes, në territorin e Republikës së Shqipërisë, të disa njësive të forcave ushtarake të shteteve të Bashkuara të Amerikës, në kuadër të operacionit të masave të sigurisë, për vizitën e presidentit amerikan në shqipëri
Akti normativ nr. 1/2007, datë 25 maj 2007, nga Ministria e Mbrojtjes.
- Numri
- 1/2007
- Data e miratimit
- 25 maj 2007
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 62, 31 maj 2007
- Hyn në fuqi
- 31 maj 2007
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Akt normativ
Fletore Zyrtare: nr. 62, datë 2007-05-31
AKT NORMATIV
Nr.1, datë 25.5.2007
PËR LEJIMIN E HYRJES, NË TERRITORIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, TË DISA
NJËSIVE TË FORCAVE USHTARAKE TË SHTETEVE TË BASHKUARA TË AMERIKËS,
NË KUADËR TË OPERACIONIT TË MASAVE TË SIGURISË, PËR VIZITËN E
PRESIDENTIT AMERIKAN NË SHQIPËRI
Në mbështetje të neneve 2, pika 3, 12, pika 3, dhe 101, të Kushtetutës, me propozimin e
Ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
Neni 1
Lejimin e hyrjes, qëndrimit dhe të lëvizjes, në territorin e Republikës së Shqipërisë, të njësive
të forcave ushtarake të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të mjeteve të tyre ushtarake, për
pjesëmarrjen në operacionin e përbashkët për masat e sigurisë, para dhe gjatë vizitës së Presidentit të
SHBA-së, në Shqipëri.
Neni 2
Republika e Shqipërisë, në kuadër të operacionit të përbashkët për masat e sigurisë, vë në
dispozicion hapësirën tokësore, detare dhe ajrore, përfshirë portet dhe aeroportet, si dhe krijon
lehtësitë e nevojshme për kryerjen e këtij misioni.
Neni 3
Njësitë e forcave ushtarake të SHBA-së, të angazhuara në operacionin e përbashkët për masat
e sigurisë, lejohen të kryejnë veprimet e përshtatshme ndaj çdo lloj kërcënimi apo rreziku, që mund të
cenojë sigurinë e vizitës, duke përdorur, nëse është e nevojshme, edhe forcën, në përputhje me
intensitetin e rrezikut apo të kërcënimit.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.