PËR DISA SHTESA NË LIGJIN NR. 8438, DATË 28.12.1998, “PËR TATIMIN MBI TË ARDHURAT”, TË NDRYSHUAR
Ligji nr. 129/2016, datë 15 dhjetor 2016, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 129/2016
- Data e miratimit
- 15 dhjetor 2016
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 259, 31 dhjetor 2016
- Hyn në fuqi
- 15 janar 2017
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 259, datë 2016-12-31
LIGJ
Nr. 129/2016
PËR DISA SHTESA NË LIGJIN NR. 8438, DATË 28.12.1998, “PËR TATIMIN MBI TË
ARDHURAT”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 155, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Në nenin 21, të ligjit nr. 8438, datë 28.12.1998, “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar, pas
pikës 3 shtohet pika 4 me këtë përmbajtje:
“4. Përveç sa parashikohet në pikat 2 dhe 3, të këtij neni, në rastet e kredive, të huamarrjes
ose financimeve nga personat e lidhur, nuk njihen si shpenzime të zbritshme të periudhës tatimore
teprica e shpenzimit të interesit neto që tejkalon 30 për qind të fitimit të tatueshëm para interesit,
tatimit, zhvlerësimit dhe amortizimit (EBI TDA). Fitimi i tatueshëm para interesit, tatimit,
zhvlerësimit dhe amortizimit përcaktohet në përputhje me nenin 19 të këtij ligji.
Me termin “Tepricë të shpenzimit të interesit neto” nënkuptohet teprica që del nga diferenca e
shpenzimeve të interesit me të ardhurat nga interesi.
Çdo shpenzim interesi, që nuk zbritet sipas kësaj pike, mbartet në periudhat e ardhshme tatimore,
përveç nëse 50 për qind të aksioneve ose të të drejtave të votës në shoqëri janë transferuar.
Përcaktimet e këtij paragrafi nuk zbat ohen për bankat, institucionet financiare jobankare të
kredidhënies, shoqëritë e sigurimeve dhe kompanitë e leasing-ut.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.