Ligj

PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 9981, DATË 8.9.2008, “PËR MIRATIMIN E NIVELEVE TË TARIFËS DOGANORE”, TË NDRYSHUAR

Ligji nr. 128/2016, datë 15 dhjetor 2016, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
128/2016
Data e miratimit
15 dhjetor 2016
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 250, 27 dhjetor 2016
Hyn në fuqi
27 dhjetor 2016
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 250, datë 2016-12-27

LIGJ

Nr. 128/2016

PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 9981, DATË 8.9.2008, “PËR MIRATIMIN E NIVELEVE TË TARIFËS DOGANORE”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, 84, pika 4, dhe 155, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Nivelet tarifore të disa artikujve, të përcaktuara në lidhjen nr. 1, që i bashkëlidhet ligjit nr. 9981, datë 8.9.2008, “Për miratimin e niveleve të tarifës doganore”, të ndryshuar, ndryshojnë sipas aneksit 1, që i bashkëlidhet këtij ligji.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi menjëherë, botohet në Fletoren Zyrtare dhe i fillon efektet financiare nga data 1 janar 2017.

KRYETARI

Ilir Meta

Miratuar në datën 15.12.2016

ANEKSI 1

Kodi sipas NKM 2016 | Emërtimi | Tarifa doganore Ishte | Tarifa doganore Bëhet

0 | - - Koks dhe gjysmëkoks nga qymyrguri: | 2 % | 0 %

3208 10 90 | - - Të tjera | 6 % | 0 %

3208 90 91 | - - - Bazuar në polimer sintetik | 6 % | 0 %

3210 00 90 | - Të tjera | 6 % | 0 %

3212 10 00 | - Krisafet stampuese | 6 % | 0 %

3403 91 00 | - - Preparatet për trajtimin e materialeve tekstile, lëkurëve, gëzofëve apo materialeve të tjera | 6 % | 0 %

3404 90 00 | - Të tjera | 6 % | 0 %

3814 00 90 | - Të tjera | 2 % | 0 %

3905 12 00 | - - Në dispersion ujor | 2 % | 0 %

3919 10 15 | - - - Prej polipropileni | 6 % | 0 %

3919 10 19 | - - - Të tjera | 6 % | 0 %

3919 10 80 | - - Të tjera | 6 % | 0 %

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.