KODI HEKURUDHOR I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
Ligji nr. 142/2016, datë 22 dhjetor 2016, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 142/2016
- Data e miratimit
- 22 dhjetor 2016
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 265, 31 dhjetor 2016
- Hyn në fuqi
- 31 dhjetor 2017
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 265, datë 2016-12-31
LIGJ
Nr. 142/2016
KODI HEKURUDHOR I REPUBLIKËS
SË SHQIPËRISË1
Në mbështetje të neneve 81, pika 2, shkronja “d”, dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin
e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
PJESA E PARË
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Objekti
Ky Kod përcakton:
a) rregullat e zbatueshme për administrimin e infrastrukturës hekurudhore dhe të aktiviteteve të
transportit hekurudhor të sipërmarrësve hekurudhorë dhe operatorëve, veprimtaria e të cilëve rregullohet
me anë të këtij Kodi;
b) kriteret e zbatueshme për Autoritetin Rregullator Hekurudhor, Autoritetin e Sigurisë
Hekurudhore, Autoritetin Licencues Hekurudhor dhe për Autoritetin Kombëtar të Investigimit të
Aksidenteve dhe Incidenteve Hekurudhore;
c) parimet dhe procedurat e zbatueshme për vendosjen dhe mbledhjen e tarifave të
infrastrukturës hekurudhore dhe ndarjen e kapaciteteve të infrastrukturës hekurudhore.
Neni 2
Qëllimi
Ky Kod ka si qëllim:
a) krijimin e një kuadri ligjor të favorshëm dhe të qëndrueshëm për nxitjen dhe zhvillimin e
transportit hekurudhor bashkëkohor në territorin e Republikës së Shqipërisë;
b) zhvillimin e një transporti hekurudhor efikas dhe konkurrues me llojet e tjera të transportit,
duke krijuar kushtet që sipërmar rësit hekurudhorë të kenë statusin e operatorëve të pavarur e të
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.