Ligj

PËR DISA SHTESA NË LIGJIN NR. 9584, DATË 17.7.2006, “PËR PAGAT, SHPËRBLIMET DHE STRUKTURAT E INSTITUCIONEVE TË PAVARURA KUSHTETUESE DHE TË INSTITUCIONEVE TË TJERA TË PAVARURA, TË KRIJUARA ME LIGJ”, TË NDRYSHUAR

Ligji nr. 136/2016, datë 22 dhjetor 2016, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
136/2016
Data e miratimit
22 dhjetor 2016
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 265, 31 dhjetor 2016
Hyn në fuqi
15 janar 2017
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 265, datë 2016-12-31

LIGJ

Nr. 136/2016

PËR DISA SHTESA NË LIGJIN NR. 9584, DATË 17.7.2006, “PËR PAGAT,

SHPËRBLIMET DHE STRUKTURAT E INSTITUCIONEVE TË PAVARURA

KUSHTETUESE DHE TË INSTITUCIONEVE TË TJERA TË PAVARURA, TË

KRIJUARA ME LIGJ”,

TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78, 81, pika 1, dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozim deputeti,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË:

VENDOSI:

Në ligjin nr. 9584, datë 17.7.2006, “Për pagat, shpërblimet dhe strukturat e institucioneve të pavarura

kushtetuese dhe të institucioneve të tjera të pavarura, të krijuara me ligj”, të ndryshuar, bëhen këto shtesa:

Neni 1

Në nenin 2, pika 1, shtohet emërtimi “Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të

Shtetit” .

Neni 2

Në lidhjen nr.1, që përmendet në nenin 4, bëhen këto shtesa:

1. Në klasifikimin “D”, pas pikës 10 shtohet pika 11 me këtë përmbajtje:

“11. Kryetari i Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit 0,6.”.

2. Në klasifikimin “E”, pas pikës 4 shtohet pika 5 me këtë përmbajtje:

“5. Anëtarët e Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit 0,55”.

Neni 3

Dispozitë kalimtare

Për anëtarët e Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, ky ligj i shtrin

efektet financiare nga data e emërimit në detyrë.

Neni 4

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Miratuar në datën 22.12.2016

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.