PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 155/2015 “PËR LOJËRAT E FATIT NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”
Ligji nr. 140/2016, datë 22 dhjetor 2016, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 140/2016
- Data e miratimit
- 22 dhjetor 2016
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 271, 31 dhjetor 2016
- Hyn në fuqi
- 15 janar 2017
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 271, datë 2016-12-31
LIGJ
Nr. 140/2016
PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 155/2015 “PËR LOJËRAT E FATIT NË
REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës me propozimin e një grupi deputetësh,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 155/2015 “Për lojërat e fatit në Republikën e Shqipërisë” bëhen ndryshimet e
mëposhtme:
Neni 1
Në nenin 7, pika 4, fjalët “31 dhjetor 2016” zëvendësohen me fjalët “31 dhjetor 2018”.
Neni 2
Në nenin 9 bëhet ndryshimet e mëposhtme:
1. Pika 5 ndryshohet si më poshtë:
“5. Ndalohet reklamimi i aktivitetit të lojërave të fatit, në pjesën e jashtme të pikave/sallave të ofrimit
të lojërave të fatit për çdo kategori, sipas këtij ligji, me përjashtim të tabelës identifikuese. Formati dhe
përmasat e tabelës identifikuese përcaktohen me udhëzim të Ministrit të Financave. Brenda një periudhe
njëmujore nga hyrja në fuqi e udhëzimit, organizatorët e lojërave të fatit marrin masat për zbatimin e këtij
detyrimi. Në rast se brenda kësaj periudhe organizatorët nuk kanë marrë masat për ndryshimin e formatit
dhe përmasave të tabelave identifikuese, sipas këtij udhëzimi, zbatohen masat administrative të
parashikuara në nenin 53 të këtij ligji.”.
2. Në fjalinë e dytë të pikës 6, fjalët “si dhe gjatë emisioneve sportive” hiqet.
Neni 3
Në nenin 70 bëhen këto ndryshime:
1. Pika 2 ndryshohet si më poshtë:
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.