PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 10 129, DATË 11.5.2009, “PËR GJENDJEN CIVILE”, TË NDRYSHUAR
Ligji nr. 134/2016, datë 22 dhjetor 2016, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 134/2016
- Data e miratimit
- 22 dhjetor 2016
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 265, 31 dhjetor 2016
- Hyn në fuqi
- 15 janar 2017
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 265, datë 2016-12-31
LIGJ
Nr. 134/2016
PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 10 129, DATË 11.5.2009, “PËR
GJENDJEN CIVILE”,
TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 10 129, datë 11.5.2009, “Për gjendjen civile”, të ndryshuar, bëhen shtesat dhe ndryshimet
si më poshtë:
Neni 1
Në nenin 2, pika 2, pas fjalëve “Regjistri Kombëtar i Gjendjes Civile” shtohen fjalët “i vitit 2010 (në
vijim Regjistri Kombëtar)”.
Neni 2
Në nenin 11, pas fjalës “shtetësia” shtohen fjalët “ushtrimi i përgjegjësisë prindërore”.
Neni 3
Neni 13 ndryshohet si më poshtë:
“Neni 13
Gjendja civile e një personi mund të jetë:
a) “beqar/e”, shtetasi, i cili nuk ka lidhur akt martese;
b) “i/e martuar”, shtetasi, i cili është lidhur me akt martese;
c) “i/e ve”, shtetasi, të cilit i ka vdekur bashkëshorti/ja, me të cilin ishte i/e lidhur me akt martese;
ç) “i/e divorcuar”, shtetasi, martesa e të cilit është zgjidhur me vendim gjyqësor të formës së prerë.”.
Neni 4
Në nenin 14, pika 1, pas fjalës “së Shqipërisë”, shtohen fjalët “ose jashtë vendit”.
Neni 5
Neni 17 ndryshohet si më poshtë:
“Neni 17
1. Një person apo një ose më shumë familje kanë të drejtë të banojnë në vendbanimin e një personi
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.