Ligj

PËR SIGURINË DHE SHËNDETIN NË PUNË, EMERGJENCAT DHE SHPËTIMIN NË VEPRIMTARINË MINERARE DHE NË PUNIMET NËNTOKËSORE NË VEPRAT HIDROENERGJETIKE

Ligji nr. 135/2016, datë 22 dhjetor 2016, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
135/2016
Data e miratimit
22 dhjetor 2016
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 265, 31 dhjetor 2016
Hyn në fuqi
15 janar 2017
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 265, datë 2016-12-31

LIGJ

Nr. 135/2016

PËR SIGURINË DHE SHËNDETIN NË PUNË, EMERGJENCAT DHE

SHPËTIMIN NË VEPRIMTARINË MINERARE DHE NË PUNIMET NËNTOKËSORE NË VEPRAT HIDROENERGJETIKE

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Objekti

Objekti i këtij ligji është përcaktimi i parimeve të përgjithshme që rregullojnë sigurinë dhe shëndetin në punë, emergjencat dhe shpëtimin në veprimtarinë minerare dhe në punimet nëntokësore të veprave hidroenergjetike.

Neni 2

Qëllimi

Ky ligj ka për qëllim të garantojë sigurinë e jetës dhe mbrojtjen e shëndetit të punëmarrësve e të personave të tjerë, që kryejnë punë në veprimtarinë minerare dhe në punimet nëntokësore të veprave hidroenergjetike.

Neni 3

Përkufizime

Në këtë ligj termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:

1. “Emergjencë” është situata e pazakontë që sjell prishjen e regjimit normal të punës në minierë apo në punime nëntokësore të veprave hidroenergjetike, e shkaktuar nga faktorë natyrorë (gjeologo-minerarë), teknologjikë apo njerëzorë, shoqëruar me avari, aksidente në punë ose për shkak të punës, incidente të rrezikshme apo ngjarje.

2. “Shpëtim” është operacioni i organizuar e i drejtuar me burime njerëzore e materiale për ndërhyrjen në përballimin dhe ndalimin e emergjencës.

3. “Avari” është prishja e regjimit normal të punës në veprimtarinë minerare.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.