Ligj

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 53/2014, “PËR SIGURIMIN E DEPOZITAVE”, TË Ndryshuar

Ligji nr. 132/2016, datë 22 dhjetor 2016, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
132/2016
Data e miratimit
22 dhjetor 2016
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 263, 31 dhjetor 2016
Hyn në fuqi
30 qershor 2017
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 263, datë 2016-12-31

LIGJ

Nr. 132/2016

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 53/2014, “PËR SIGURIMIN E

DEPOZITAVE”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78 e 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 53/2014, “Për sigurimin e depozitave”, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime dhe

shtesa:

Neni 1

Në nenin 3 bëhen ndryshimet dhe shtesat e mëposhtme:

a) Pika 7 shfuqizohet.

b) Shkronja “a”, e pikës 19, ndryshohet si më poshtë:

“a) pjesëmarrja e Agjencisë me transferim mjetesh financiare, në përputhje me dispozitat e ligjit

“Për rimëkëmbjen dhe ndërhyrjen e jashtëzakonshme në banka në Republikën e Shqipërisë;”.

c) Paragrafi i fundit, i pikës 19, ndryshohet si më poshtë:

“Ngjarja e sigurimit konsiderohet se ndodh në datën e hyrjes në fuqi të vendimit të Bankës së

Shqipërisë për vendosjen e subjektit anëtar të skemës në likuidim të detyruar ose të vendimit për

ndërhyrjen e jashtëzakonshme në bankën anëtare të skemës.”.

ç) Pikat 20 dhe 26 shfuqizohen.

d) Pas pikës 34 shtohet pika 35 me këtë përmbajtje:

“35. “Ndërhyrje e jashtëzakonshme” është procesi i përcaktuar në ligjin “Për rimëkëmbjen dhe

ndërhyrjen e jashtëzakonshme në banka në Republikën e Shqipërisë”.”.

Neni 2

Në nenin 8, pika 2, shkronja “c”, fjala “kujdestarinë” zëvendësohet me fjalët “ndërhyrjen e

jashtëzakonshme”.

Neni 3

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.