Ligj

PËR DHËNIE AMNISTIE

Ligji nr. 141/2016, datë 22 dhjetor 2016, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
141/2016
Data e miratimit
22 dhjetor 2016
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 255, 30 dhjetor 2016
Hyn në fuqi
14 janar 2017
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 255, datë 2016-12-30

LIGJ

Nr. 141/2016

PËR DHËNIE AMNISTIE

Në mbështetje të neneve 81, pikat 1 e 2, shkronja “ë”, dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me

propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Qëllimi dhe parimet e ligjit

1. Qëllimi i këtij ligji është të përjashtojë nga ndjekja penale, nga vuajtja tërësisht ose pjesërisht e

dënimit të gjithë personat që plotësojnë kriteret, sipas dispozitave të këtij ligji.

2. Dhënia e amnistisë udhëhiqet nga parimet e humanizmit, arritjes së qëllimit të dënimit,

rrezikshmërisë së ulët të personave që amnistohen, edukimit dhe rehabilitimit, si dhe mbrojtjes së

interesit publik.

Neni 2

Përkufizime

Në kuptim të këtij ligji, me termat e mëposhtëm kuptohet:

a) “I dënuar”, në kuptim të këtij ligji, konsi-derohen:

i) personat e dënuar nga gjykatat e rretheve gjyqësore apo gjykatat për krime të rënda dhe që

brenda afatit ligjor nuk është bërë ankim në gjykatat respektive të apelit, duke marrë formë të prerë

brenda datës 25.12.2016;

ii) personat e dënuar deri në datën 25.12.2016 nga Gjykata e Apelit dhe Gjykata e Apelit për

Krimet e Rënda;

iii) personat e dënuar deri në datën 25.12.2016 nga Gjykata e Lartë, kur kjo e fundit ka shqyrtuar

çështjen në themel dhe ka disponuar me vendim, sipas parashik imeve të nenit 441, shkronjat “b”,

“c”, “d”, të Kodit të Procedurës Penale;

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.