Ligj

PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES NDRYSHUESE NR. 1 TË MARRËVESHJES NDËRMJET QEVERISË SË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË SHTETEVE TË BASHKUARA TË AMERIKËS PËR KONTROLLIN E LËNDËVE NARKOTIKE DHE ZBATIMIN E LIGJIT

Ligji nr. 139/2016, datë 22 dhjetor 2016, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
139/2016
Data e miratimit
22 dhjetor 2016
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 265, 31 dhjetor 2016
Hyn në fuqi
15 janar 2017
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 265, datë 2016-12-31

LIGJ

Nr. 139/2016

PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES NDRYSHUESE NR. 1 TË MARRËVESHJES NDËRMJET QEVERISË SË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË SHTETEVE TË BASHKUARA TË AMERIKËS PËR KONTROLLIN E LËNDËVE NARKOTIKE DHE ZBATIMIN E LIGJIT

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË:

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet marrëveshja ndryshuese nr.1 e marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për kontrollin e lëndëve narkotike dhe zbatimin e ligjit

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Miratuar në datën 22.12.2016

Shpallur me dekretin nr. 9942, datë 9.1.2017 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani

MARRËVESHJE NDRYSHUESE NR. 1

E MARRËVESHJES PËR KONTROLLIN E LËNDËVE NARKOTIKE DHE ZBATIMIN E LIGJIT, I DATËS 1 KORRIK 2015, NDËRMJET QEVERISË SË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË SHTETEVE TË BASHKUARA TË AMERIKËS

I. Informacion i përgjithshëm

Qeveria e Republikës së Shqipërisë dhe Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (secila individualisht e referuar si "Pala" dhe kolektivisht si "Palët") bien dakord bashkërisht të modifikojnë dhe ndryshojnë marrëveshjen ndërmjet Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Shteteve të Bashkuara, të nënshkruar në datën 1 korrik 2015 (Marrëveshja) si më poshtë:

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.