PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË FINANCIMIT NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, REPUBLIKËS SË GREQISË DHE KOMISIONIT EUROPIAN PËR PROGRAMIN INTERREG IPA TË BASHKËPUNIMIT NDËRKUFITAR GREQI-SHQIPËRI, 2014-2020
Ligji nr. 137/2016, datë 22 dhjetor 2016, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 137/2016
- Data e miratimit
- 22 dhjetor 2016
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 266, 31 dhjetor 2016
- Hyn në fuqi
- 15 janar 2017
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 266, datë 2016-12-31
LIGJ
Nr. 137/2016
PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË FINANCIMIT NDËRMJET KËSHILLIT TË
MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, REPUBLIKËS SË GREQISË DHE
KOMISIONIT EUROPIAN PËR PROGRAMIN INTERREG IPA TË BASHKËPUNIMIT
NDËRKUFITAR GREQI-SHQIPËRI, 2014-2020
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit
të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet marrëveshja e financimit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë,
Republikës së Greqisë dhe Komisionit Europian për programin INTERREG IPA të bashkëpunimit
ndërkufitar Greqi-Shqipëri, 2014-2020, sipas tekstit bashkëlidhur këtij ligji.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Miratuar në datën 22.12.2016
Shpallur me dekretin nr. 9940, datë 9.1.2017, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar
Nishani
MARRËVESHJE DYPALËSHE
MBI ZBATIMIN, MENAXHIMIN DHE KONTROLLIN E PROGRAMIT TË
BASHKËPUNIMIT IPA NDËR-RAJONAL “GREQI–SHQIPËRI 2014–2020
Ministria e Ekonomisë, Zhvillimit dhe Turizmit e Republikës Greke dhe Ministria e Integrimit Evropian
e Republikës së Shqipërisë që përfaqësojnë vendet pjesëmarrëse të Programit të Bashkëpunimit Ndërrajonal
IPA “Greqi–Shqipëri” 2014–2020
Në përputhje me:
- Rregulloren (BE) 231/214 të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit, datë 11 mars 2014, për krijimin e
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.