PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 9662, DATË 18.12.2006, “PËR BANKAT NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR
Ligji nr. 131/2016, datë 22 dhjetor 2016, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 131/2016
- Data e miratimit
- 22 dhjetor 2016
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 263, 31 dhjetor 2016
- Hyn në fuqi
- 30 qershor 2017
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 263, datë 2016-12-31
LIGJ
Nr. 131/2016
PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 9662, DATË 18.12.2006, “PËR BANKAT NË
REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 e 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 9662, datë 18.12.2006, “Për bankat në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar,
bëhen këto ndryshime:
Neni 1
Në nenin 1 hiqet fjala “kujdestarinë”.
Neni 2
Në nenin 4, pikat 36, 37 dhe 49 shfuqizohen.
Neni 3
Në nenin74, pika 2, shkronjat “ç”, “e”, “ë” dhe “f” shfuqizohen.
Neni 4
Në nenin 81, shkronja “e” ndryshohet si më poshtë:
“e) Krijimin e grupit mbikëqyrës, i cili vlerëson përgatitjen e bankës për kalimin në fazën e
likuidimit. Krijimi, funksionimi dhe detyrat e grupit mbikëqyrës përcaktohen me akt nënligjor të Bankës
së Shqipërisë.”.
Neni 5
Nenet 81/1, 81/2, 81/3 dhe 81/4 shfuqizohen.
Neni 6
Në nenin 89, shkronja “ç” e pikës 4 dhe pika 7 shfuqizohen.
Neni 7
Në nenin 91, pika 2, hiqen fjalët “kujdestarit dhe”.
Neni 8
Në titullin e kreut VII hiqen fjalët “Kujdestaria dhe”.
Neni 9
Nënkreu I, i kreut VII, shfuqizohet.
Neni 10
Në nenin 108, pika 1, shkronja “e” ndryshohet si më poshtë:
“e) kur ekzistojnë kushtet e pikës 3, të nenit 25, të ligjit “Për rimëkëmbjen dhe ndërhyrjen e
jashtëzakonshme në banka në Republikën e Shqipërisë”.
Neni 11
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.