Ligj

PËR RATIFIKIMIN E PROTOKOLLIT PËR NDRYSHIMIN E MARRËVESHJES SË TREGTISË SË LIRË NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE SHTETEVE EFTA

Ligji nr. 5/2017, datë 26 janar 2017, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
5/2017
Data e miratimit
26 janar 2017
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 22, 13 shkurt 2017
Hyn në fuqi
28 shkurt 2017
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 22, datë 2017-02-13

LIGJ

Nr. 5/2017

PËR RATIFIKIMIN E PROTOKOLLIT PËR NDRYSHIMIN E MARRËVESHJES SË TREGTISË SË LIRË NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

DHE SHTETEVE EFTA

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet protokolli për ndryshimin e marrëveshjes së tregtisë së lirë ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe shteteve EFTA, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji dhe është pjesë përbërëse e tij.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Miratuar në datën 26.1.2017

Shpallur me dekretin nr. 10002, datë 9.2.2017, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani

Shpërndarja EFTA/AL | Ref. 14-129501

| (më parë 34137)

| 17 mars 2015

|

DRAFT

PROTOKOLLI PËR NDRYSHIMIN E MARRËVESHJES SË TREGTISË SË LIRË NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE SHTETEVE TË EFTA-s

Republika e Shqipërisë (në vijim i referuar si “Shqipëria”), nga njëra anë, dhe Islanda, Principata e Lihtenshtejnit, Mbretëria e Norvegjisë, Konfederata Zvicerane (në vijim të referuara si “Shtetet e EFTA-s”), nga ana tjetër,

në vijim secili shtet individual i referuar si “Palë” ose kolektivisht të referuar si “Palët”:

duke pasur parasysh Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë ndërmjet Shqipërisë dhe Shteteve EFTA, të nënshkruar në Gjenevë, më 17 dhjetor 2009, në vijim të referuar si “Marrëveshja”,

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.