PËR SIGURINË KIBERNETIKE
Ligji nr. 2/2017, datë 26 janar 2017, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 2/2017
- Data e miratimit
- 26 janar 2017
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 22, 13 shkurt 2017
- Hyn në fuqi
- 28 shkurt 2017
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 22, datë 2017-02-13
LIGJ
Nr. 2/2017
PËR SIGURINË KIBERNETIKE
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Qëllimi i ligjit
Qëllimi i këtij ligji është arritja e një niveli të lartë të sigurisë kibernetike, duke përcaktuar masat e sigurisë, të drejtat, detyrimet, si dhe bashkëpunimin e ndërsjellë ndërmjet subjekteve që operojnë në fushën e sigurisë kibernetike.
Neni 2
Fusha e zbatimit
1. Ky ligj zbatohet për rrjetet e komunikimit dhe sistemet e informacionit, cenimi apo shkatërrimi i të cilave do të kishte impakt në shëndetin, sigurinë, mirëqenien ekonomike të qytetarëve dhe funksionimin efektiv të ekonomisë në Republikën e Shqipërisë.
2. Përjashtohen nga zbatimi i këtij ligji rrjetet e komunikimeve elektronike dhe sistemet e informacionit që janë objekt i rregullimeve ligjore në fuqi për nënshkrimin elektronik, identifikimin elektronik dhe shërbimet e besuara, rrjetet e komunikimeve elektronike dhe sistemet e informacionit që përpunojnë, arkivojnë ose transmetojnë informacion të klasifikuar shtetëror, të cilat rregullohen me ligjin nr. 8457, datë 11.2.1999, “Për informacionin e klasifikuar “Sekret shtetëror””, si dhe rrjetet e komunikimeve elektronike e sistemet e informacionit, për aq sa parashikohet në legjislacionin mbi komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë.
Neni 3
Përkufizime
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.