Ligj

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 7746, DATË 28.7.1993, “PËR HIDROKARBURET (KËRKIMI DHE PRODHIMI)”, TË NDRYSHUAR

Ligji nr. 6/2017, datë 2 shkurt 2017, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
6/2017
Data e miratimit
2 shkurt 2017
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 26, 20 shkurt 2017
Hyn në fuqi
7 mars 2017
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 26, datë 2017-02-20

LIGJ Nr. 6/2017

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 7746, DATË 28.7.1993, “PËR HIDROKARBURET (KËRKIMI DHE PRODHIMI)”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË VENDOSI:

Në ligjin nr. 7746, datë 28.7.1993, “Për hidrokarburet (kërkimi dhe prodhimi)”, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:

Neni 2 ndryshohet si më poshtë:

Neni 1

“Neni 2

Përkufizime

1. “Albpetrol” është një shoqëri tregtare, që zotëron të drejta kërkimi, prodhimi dhe tregtimi të hidrokarbureve në Shqipëri.

2. “E drejta e ofertës së parë” është e drejta e shoqërisë “Albpetrol” për të vazhduar operacionet hidrokarbure në zonat ku veprojnë shoqëritë e treta, me të cilat shoqëria “Albpetrol” ka lidhur marrëveshje hidrokarbure. Nëse në këto zona marrëveshjet përfundojnë përpara afatit të parashikuar në këto të fundit, termat dhe kushtet e këtyre marrëveshjeve hidrokarbure mbeten të pandryshuara.

3. “Gaz natyror” është gazi metan, përshirë gazin shoqërues, si dhe të gjitha hidrokarburet që janë në gjendje të gaztë, në kushte atmosferike normale, i cili përfshin edhe GNL-në, biogazin ose lloje të tjera gazi, që transmetohen dhe shpërndahen në sistemin e tubacioneve.

4. “Hidrokarbure” janë naftë bruto dhe/ose gaz natyror, si dhe ato substanca që prodhohen bashkë me to.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.