PËR NXITJEN E PËRDORIMIT TË ENERGJISË NGA BURIMET E RINOVUESHME
Ligji nr. 7/2017, datë 2 shkurt 2017, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 7/2017
- Data e miratimit
- 2 shkurt 2017
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 26, 20 shkurt 2017
- Hyn në fuqi
- 7 mars 2017
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 26, datë 2017-02-20
LIGJ
Nr. 7/2017
PËR NXITJEN E PËRDORIMIT TË ENERGJISË NGA BURIMET E RINOVUESHME
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Qëllimi
Qëllimi i këtij ligji është:
a) të nxitë rritjen e prodhimit të energjisë prej burimeve të rinovueshme për të siguruar një zhvillim të qëndrueshëm në Republikën e Shqipërisë, në përputhje me detyrimet në kuadër të Traktatit të Komunitetit të Energjisë;
b) të zvogëlojë importin e lëndëve djegëse organike, emetimin e gazeve me efekt serrë dhe të mbrojë mjedisin, në zbatim të detyrimeve të Republikës së Shqipërisë, në kuadër të marrëveshjeve dhe traktateve ndërkombëtare;
c) të nxitë zhvillimin e tregut të energjisë elektrike nga burime të rinovueshme dhe integrimin rajonal të tij;
ç) të rritë diversifikimin e përdorimit të burimeve të energjisë dhe sigurinë e furnizimit me energji në Republikën e Shqipërisë;
d) të nxitë zhvillimin rural dhe të zonave të izoluara, duke përmirësuar furnizimin me energji të këtyre zonave.
Neni 2
Fusha e veprimit
Ky ligj përcakton:
a) kuadrin ligjor për nxitjen e prodhimit të energjisë nga burimet e rinovueshme të energjisë;
b) objektivat kombëtarë të detyrueshëm për kontributin e burimeve të rinovueshme në konsumin përfundimtar bruto të energjisë;
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.