PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR. 9288, DATË 7.10.2004, “PËR RATIFIKIMIN E KONVENTËS “PËR MBROJTJEN E INDIVIDËVE NË LIDHJE ME PËRPUNIMIN AUTOMATIK TË TË DHËNAVE PERSONALE””
Ligji nr. 9/2017, datë 2 shkurt 2017, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9/2017
- Data e miratimit
- 2 shkurt 2017
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 26, 20 shkurt 2017
- Hyn në fuqi
- 7 mars 2017
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 26, datë 2017-02-20
LIGJ
Nr. 9/2017
PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR. 9288, DATË 7.10.2004, “PËR RATIFIKIMIN E
KONVENTËS “PËR MBROJTJEN E INDIVIDËVE NË LIDHJE ME PËRPUNIMIN
AUTOMATIK TË TË DHËNAVE PERSONALE””
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 122, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 9288, datë 7.10.2004, “Për ratifikimin e konventës “Për mbrojtjen e individëve në
lidhje me përpunimin automatik të të dhënave personale””, bëhet ky ndryshim:
Neni 1
Neni 4 ndryshohet si më poshtë:
“Neni 4
Në përputhje me paragrafin e dytë, të nenit 13, të Konventës, Republika e Shqipërisë deklaron se
organi i caktuar për bashkëpunim ndërmjet palëve është Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe
Mbrojtjen e të Dhënave Personale, me adresë: Rruga “Abdi Toptani”, Tiranë, Shqipëri.”.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Miratuar në datën 2.2.2017
Shpallur me dekretin nr. 10007, datë 15.2.2017, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar
Nishani
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.